Reth meje

Emri im është Isa Fida, kam lindur dhe jam rritur në Dibër të madhe, Maqedoni me 17.08.1993. Pasi mbarova shkollën e mesme isha në dileme mjaft të madhe se çfarë dhe ku do të vazhdoj studimet dhe pas disa këshillave vendosa që të regjistrohem në Universitetin Europian të Tiranes në drejtimin Informatik Ekonomike (profili: Menaxhim Biznesi).

Në vitin 2011/2012 kam qenë inciator kryesor dhe nismëtari për ndërimin e emrit të Gjimnazit në Diber nga “Zdravko Coçkovski” në Gjimnazi “28 Nëntori” dhe këtë e quaj edhe si një nga arritjet më të mëdha deri më tani, ngaqë disa nisma të njëjta me nismën time kishin dështuar pa ndonjë arsye konkrete edhe pse nxënësit që ishin shumicë në atë gjimnaz ishin të kombësisë Shqiptare. Kështu që pas konsulltimit me miq të mij dhe pas problemesh të shumta duke bërë presione të ndryshme nga organet që drejtonin shkollën unë arrita të krijoj këshillin iniciues të nxënësve për ndërimin e emrit të shkollës ku njëherit u zgjodha dhe kryetar i saj me votimin e antarëve tjerë të këshillit. Për këtë inciativë dua të falemnderoj tejmase dhe antarët tjerë që kontribuan në ndërimin e emrit të gjimnazit siç janë: D. Klenja, A. Kodra, E. Beqiri, F. Dema, Sh. Kaja. A. Gjunkshi, disa nga profesorët që na mbështetën dhe gjithë nxënësit e gjimnazit “28 Nëntori”. (E konsiderova të duhur ta përmend këtë, ngaqë unë mund ta quaj si një arritje mjaft e madhe për mua dhe mbi të gjitha mbi Dibrën time që është vatra e arsimit dhe kulturës në gjith trevat Shqiptare.)

  • Unë dhe Interneti

Kontakti im i parë me internetin është që nga mosha 10 vjeçare, isha teper ambicioz dhe më tërhiqte shumë teknologjia dhe kisha dëshire që të kem njohuri sa më të shumta. Në moshen 12 vjeçare kam hapur websitin tim të parë thjesht për hobby pasi atë kohë nuk mendoja që interneti është një burim i mirë fitimi. Pasi aktiviteti online çdo ditë e më shumë më tërhiqte, ambicia ime për të mësuar shtohej çdo ditë e më shumë, kështu që ka pasur dhe ditë që kam ndenjur palëvizur nga PC për orë tëra duke u përmisuar dhe duke mësuar më shumë, edhe pse jam i lidhur mjaft me internetin përsëri  smund të them që jam entuziast i madh i tij, pasi nuk mendoj se është normale të qendrosh me orë të tera mbi PC çdo ditë.

Prej disa vitesh merem me biznes online, dhe nga interneti nxjer edhe fitimet e mija kryesore. Mund të them që kam njohuri mjaft të mira reth IT, SEO, Affiliate Marketing etj. Momentalisht kam një portofol prej reth 25 webfaqesh Shqiptare dhe të huaja, dhe jane burim kryesor i fitimeve te mija.

  • FidaHost

Më 13 Prill 2010, e themeloj FidaHost, që është edhe projekti im më i madh dhe më i dashur, pasi çdo ditë e më shume po ngritet në nivel mjaft të lartë dhe po behet lider në hostimin e faqeve Shqiptare në internet. Gjithashtu pa hezituar mund të them që është një nga kompanitë e hostimit më të besueshme në tregun Shqiptar këtë nuk e them nga mëndja apo për tja bërë qejfin vetes por fakti që tek FidaHost hostohen disa nga webfaqet më të vizituara Shqiptare është dëshmitar i besueshmërisë dhe seriozitetit tonë . Pas suksesit në tregun Shqiptar FidaHost  synon të shtrijë aktivitetin e saj sa më gjërë edhe në tregun global dhe ky do të jetë synimi ynë kryesor në të ardhmen.  Në këtë blog do gjeni dhe një kategori mbi FidaHost ku do paraqes projektet e ndryshme për zhvillimin e mëtejshëm të FidaHost.

Disa fakte që ndoshta kishit dashur ti dini reth meje:

  • Islamin e shoh si parim kryesor bazë për çdo gjë në jetë. Muslimani duhet të mundohet që ta shtojë diturinë e tij, të përsosë karakterin e tij dhe të bëjë çka është e drejtë dhe më e mira prej mundësive të tij, pas së cilës ai pranon se rezultati i punës dhe i përpjekjeve të tij është në duart e All-llahut.
  • Më pëlqen tepër sfida.
  • Jam fans i flaktë i Chelsea.
  • Pëlqej të jap opinione të ndryshme për ngjarje dhe ndodhi kryesisht politike.
  • Chekun e pare nga adsense e kam mare ne moshen 13 vjecare dhe ka qene $101.52
  • Pelqej te luaj futboll si live poashtu dhe ne PS3
  • Fraza ime e preferuar është: “Për çdo ditë, në çdo aspekt, po përparoj
    gjithnjë e më shumë“. (EMIL KUE, mjek Françez)