10 March 2013 ~ 7 Komente

Premtime boshe për qytetin e Dibrës

Dbdije tek Fanpage zyrtar i kandidatit te BDI për qytetin e Dibrës në postimin për platformën ekonomike të BDI-së në takimin me zejtarët dhe afaristët e qytetit u drejtova ketë pyetje:

                “Në  pamundesi për të marë pjesë në shpalosjen e platformes ekonomike për qytetin e Dibres, mund të më thoni se ku bazohet plani juaj për rimekembjen e ekonomise së Dibres, kur vet ekonomia e Maqedonise është zhytur në një krizë mjaft të madhe dhe të gjithë jemi të vetedijshëm se edhe ato pak para që ndahen nga pushteti qëndror favorizohen komunat me shumice Maqedonase (kryesisht në lindje). Poashtu e dijmë që Dibra është një vënd i vogel dhe nuk është se ka ndonje kapacitet të madh për tërheqjen e invesitoreve te huaj. Ju faleminderit.”

Por nuk kaluan as 10 minuta dhe pyetja ime ishte fshirë. Unë u dergova dhe një mesazh pse është fshirë një pyetje që jo vetem mua por çdo qytetari Dibran si në qytetin e Dibrës poashtu dhe në mërgim do ti interesonte të dinte përgjigjen, por edhe mesazhi im u injorua tërësisht pra nuk mora një përgjigje. Por skanë faj sepse mbase janë mësuar të marin vetem komente të tipit “Vetëm përpara, BDI, Fitore” e broçkulla të ngjajshme, kështu kjo tregon që nuk janë mësuar të përballen me debate dhe të komunikojnë me qytetarët.

Një fjalë e urte popullore thotë: “Dita e mirë shihet në mëngjes”, pra këta akoma pa hyrë në funksion kanë filluar të injorojne qytetarët, ndërsa si të vijnë në pushtet atëherë vaj halli për ne, kështu që e gjitha kjo të shtyn të mendosh se Dibra akoma më keq do katandiset, akoma më shumë qytetarët do të vuajnë dhe mbi të gjitha akoma më shumë rinia dibrane do mer mërgimin sepse qyteti jonë është shëndruar në një qytet pa prespektivë dhe është okupuar nga disa persona që jo vetem sjanë të aftë ti përgjigjen dhe një pyetjes mjaft të thjeshtë por sytë i kanë te kolltuku dhe janë gati të shëndrohen në çdo gjë vetem e vetem të vijnë në pushtet.

Dhe për përfundim unë çdoherë kam qenë haptas kundra politikes se BDI, siç është dhe çdo qytetar tjeter i Maqedonise që ka aftësine te logjikoje sadopak, por kisha pak shpresa se ish-myftiu Ruzhdi Lata do kishte kapacitetin që të ndryshonte diçka për mirë në Dibrën tonë, por siç shihet edhe nga ekipi  TOTAL i pa-aftë që e ka përzgjedhur, nëse arrin të fitojë zgjedhjet kjo do ndikoje negativisht edhe në reputacionin e tij. (Shpresoj të jem gabim në këtë që thash, por siç thot thënia: “Fshati që duket nuk do kallauz”).

7 Përgjigje tek “Premtime boshe për qytetin e Dibrës”

  1. ai 10 March 2013 at 9:11 pm Permalink

    or isa shko laji facet pash Zotin :))).mes te vjen vetja pale cish se ende pelena mbajsh, sje tej per politike!Plus Dibranet nuk thone: Fshati qe duket nuk do kallauz…sepse fjala kallauz as nuk egziston ne fjalorin dibran.

  2. admin 10 March 2013 at 9:15 pm Permalink

    Pik se pari do te isha shume mirnjohes nese do nxirje emrin te vertete dhe do komentoje me emrin tend jo me pseudonime. Dhe poashtu edhe pse me ke fyer (sepse ju vetem te fyeni dini) une perseri pranova komentin tend edhe pse mund ta fshija lehtesisht ate siç beni ju.
    Dhe sa i perket pyetjes tende une vertet sjam per politike, as politikan nuk mbahem por une bera nje pyetje qe jo vetem une por te gjithe duan ta dijne. Kaq kisha une, nese ke ndonje fyerje tjeter je i lire ta shkruash sepse do e aprovoj pa asnje problem, sepse une sjam si ju.

  3. Anonim 10 March 2013 at 9:35 pm Permalink

    @ai se paske kupto qellimin e tekstit, askush stha se dibra osht kallauz pe me keto si i bujne ma kec ka per tu u bo. Analizoe en njer tekstin…

  4. ai 10 March 2013 at 9:40 pm Permalink

    me vjen keq qe mendon se po te shkruajne ata te Zotri Ruzhdiut sepse ata as nuk do te kishin ngene te meren me nje si ty, por kjo qe te thashe ka nje mesazh per ty: shtriji kembet sa ke jorganin, prandaj te lutem mos flit me mua sikur te flisje me ata :))) !!!!!

  5. ai 10 March 2013 at 9:43 pm Permalink

    @anoimi as un nuk thash se ka thane dibra osht kallauze por qi fjala kallauze nuk egziston ne fjalorin dibran keshto qi as shprehja: fshati qe duket sdo kallauze nuk eshte dibrance…duet tej ta analizujsh ma mejr at qi on kom shkrujte 🙂

  6. Isa 10 March 2013 at 9:51 pm Permalink

    Prezantohu njehere se kush je dhe pastaj dil me emer real mos rrij ANONIM, sepse dhe une mund ta shkruaja kete artikull anonim por se bera nje zgjidhje te tille. Une e kam cekur skam asgje personale me kandidatin e BDI por e respektoj ate, por fakti qe tregohen inferior me qytetaret eshte mjaft shqetsues. Keshtu qe je i lutur mos flasesh kot dhe te mbushesh blog-un tim me komente spam, kur te prezantohesh me emer atehere komento dhe fyej sa te duash se ste ndal njeri, sepse fyerjet jane tipare të njerezve te dobet.
    Dhe sa per shprehjen ne fund qe kam shkruar, ajo shprehje perdoret shume ne Diber te pakten une cdohere e degjoj nga njerezit e moshuar.

  7. myftiu 10 March 2013 at 9:58 pm Permalink

    Z. Isa, ti ke plotesisht te drejte. Keta zoteronjte e bdi-se che 8 vjet e rrejne popullin dhe perseri duan qe ta rrejne duke e vendosur myftiun ne krye qe te beje be ne zotin se nuk do ti mashtroje. Ndoshta myftiu nuk do ti mashtroje por ekipen qe e ka pas jane hajdute te eger. Nji fjale thohet ” hipi cheni ne sexhade” krejt repacaket e bdi-se u bene milionera me shtepia e me diqane pi ke kuçi e njer ke aj çireveci i thjeshte. Ka ardhe dita e beterit, intelektualen jo parriake ose qe participojne ne pdsh e parti tjera, kane mbyllur gojen dhe heshtin sepse kanosen me rrezikim te vendit te punes, kurre nuk oa qene me diktature se sot. Keshtu nuk ka qene edh e ne komunizem Ruzhdi Lata ne debatin me Z. Mexhit Diken (pdsh) tha me.tallje se opozita eshte shume konstruktive dhe eshte shume e urte, ska mbajtur asnje konference per shtyp due nuk ka asnje kritike per qeverisjen e bdi-se ne Diber. Kjo eshte provokimi te cilin nuk e kemi pritur nga njeri i fese, te flase me kunja dhe provokime. Ai nuk e di se i gjirhe shtypi eshte nen kontroll te.qeverise staliniste.te.bdis-se s se partite opozitare jane mbytyr ne ter informativ, ai nuk e di se njerezit frigohen prej pushtetit te.flasin lirisht, e sidomos ne diber. Cfare kryetari do te jete ky njeri i fese kur qelliket nuk i ka te sinqerta dhe provokuese, ka qellime qe te.miratoje belajat.dhe te zezat qe ka bere kryetari i perparshem qe sundoi 8 vjet te.zeza me.dibren, sundoi deri sa e vjodhi bashke me myftiun edhe dinarin e fundit prej djerses se popullit. I prishen varet, i shiten pllacet.dhe na bene salla.sporti e bulevarde kur ne anen tjeter njerezit viajne per.koren ebukes, keto tallin koqet.me.popullin. myftiu ne fushe elektorale.e sakrifikoi edhe xhamine dhe krejt karieren fetare per.te vjedhur edhe me. Zoti ua pagofte dhe kure hajr mos befshin.


Posto një koment