29 December 2012 ~ 3 Komente

FidaHost ju uron Vitin e Ri

fidahostTë nderuar klientë të FidaHost dhe lexues të blogut tim, pasi që është fundi i vitit 2012 dhe pas një suksesi mjaft të madh gjatë vitit 2012 duke arritur një numër rekord klientësh dhe duke ofruar shërbime shumë cilësore dhe stabilitet mjaft të madh për të gjithë klientët tane, ndjemë kënaqësinë t’ju urojmë ju, familjeve tuaja dhe të dashurve tuaj Vitin e Ri dhe shpresojmë që viti i ardhshëm të jetë një vit me sa më shumë fat, lumturi dhe begati për të gjithë.

Si dhuratë për Vitin e Ri, FidaHost ka menduar që të bëjë një dhuratë me çka ju keni mundësinë që t’i bleni të gjitha produktet e FidaHost me 50% zbritje. Për të përfituar nga ky promocion i FidaHost ju duhet që të përdorni kuponin: “happynewyear” dhe automatikisht do përfitoni zbritje prej 50% në çdo produkt të FidaHost.

Urime Viti i Ri të gjithëve, shumë risi dhe ndryshime të mëdha do të bëhen në muajt e parë të vitit 2013 dhe padyshim do punojmë çdo ditë e më shumë për të përmirësuar produktet dhe shërbimet tona duke ofruar stabilitet dhe seriozitet maksimal.

Ju faleminderit për mbështetjen, sygjerimet dhe kritikat tuaja, jeni çdoherë të mirëpritur sepse pa sygjerimet dhe kritikat tuaja ne s’do të arrinim në këtë nivel ku jemi sot. /Isa Fida

3 Përgjigje tek “FidaHost ju uron Vitin e Ri”

  1. Anisa Bislimaj 16 December 2013 at 1:35 pm Permalink

    Viti i Ri eshte haram per festim keshtu qe inshallah askush se feston/

  2. Anisa Bislimaj 16 December 2013 at 1:35 pm Permalink

    Viti i Ri eshte haram per MUSLIMAN.

  3. Anisa Bislimaj 16 December 2013 at 1:38 pm Permalink

    Viti i Ri, festë e krishterë apo pagane?

    Disa muslimanë e festojnë Vitin e Ri duke imituar të krishterët dhe paganët. Kremtimi i Vitit të Ri në bindjen e krishterë ndërlidhet me lindjen e Isait (alejhi selam). Por, në vazhdim, le t’i hedhim një vështrim historik festimit të lindjes së tij.

    A e festojnë të krishterët realisht ditëlindjen e Isait alejhi selam?

    Në Enciklopedinë Britanike (16/364) shënohet: “Historianët thonë: Mesihu (Jezu Krishti) nuk ka lindur në këtë datë, që sot festohet në tokat krishtere. Etërit e kishës, të shekullit të dytë dhe të tretë, këtë e vërtetojnë duke thënë: “Ajo që quhet ditëlindja e Jezu Krishtit nuk është asgjë tjetër vetëm se një kopje e origjinalit të festimit të paganëve në Evropë para lindjes së Jezu Krishtit.”
    I njëjti burim thotë: “Kalendari i festave të krishtera është kopje e ‘’Kalendarit diellor të Julijusit’’, i cili kalendarin diellor e ka prurë në Romë në vitin 46 para lindjes së Jezusit. Viti kishte 365 ditë. Kështu paganët festonin 25 dhjetorin, festën e njohur si ‘’festa e lindjes së Diellit.”
    Enciklopedia Britanike (4/283) thotë: “Ditëlindja e Jezu Krishtit për herë të parë është festuar më 6 janar në vitin 336 (pas lindjes së Isait) në Romë. Më pas kisha perëndimore-katolike në fund të shekullit të katërt feston ditëlindjen e Jezusit më 25 dhjetor, ndërsa kisha ortodokse më 6 janar.’’
    Isai alejhi selam sipas historianëve nuk ka lindur në asnjërën prej këtyre datave dhe një e kremte e këtij lloji është trashëgimi e paganëve të Evropës, të cilët kanë festuar një kohë të gjatë para lindjes së Isait alejhi selam.

    Çfarë simbolizon bredhi?

    Enciklopedia Britanike (3/284) thotë: “Të parët që e përdorën bredhin ishin faraonët dhe kinezët si ‘’simbol të jetës’’. Më pas paganët evropianë filluan ta adhurojnë dhe ta shenjtërojnë. Edhe pasi pranuan Krishterimin, e përdornin bredhin në shtëpi dhe e zbukuronin atë. Dhe më vonë, në shek. 16, në Gjermaninë Perëndimore bredhi mori emrin ‘’bredhi i parajsës’’, ku varnin qirinjtë. Kjo ide depërtoi në Angli në shek. 19.”
    Ky është historiku i bredhit, i cili e ka burimin tek idhujtarët evropianë. Me kalimin e tyre në Krishterim, edhe bredhi u krishterizua. Sot bota e krishterë bredhin e konsideron simbolin më kryesor të fesë, që është huazuar nga idhujtarët evropianë dhe për një dru të tillë harxhojnë me miliona euro.

    Baba Dimri (Santa Claus)

    Legjenda thotë: “Baba Dimri, një njeri i moshuar me mjekër të bardhë e të gjatë dhe me rroba të kuqe, jeton në Polin e Veriut me gruan dhe bashkëpunëtorët, ku udhëheqin një punëtori gjigante që prodhon lodra për fëmijë. Dhe natën e Vitit të Ri, Baba Dimri udhëton me saj (slitë), të cilin e tërheqin tetë drerë dhe kalon pranë çdo shtëpie duke u dhuruar dhurata fëmijëve. Pasi zgjohen nga gjumi, ata gëzohen për dhuratat.”
    Këtë legjendë përrallash një pjesë e fëmijëve e beson. Vlen të përmendet edhe testi i një kanali televiziv amerikan, që ka intervistuar disa të moshuar- 90% e tyre besonin se ekziston Baba Dimri!
    Kështu edukohen fëmijët me legjenda dhe gënjeshtra, por më e çuditshme është kur edhe të rriturit i besojnë kësaj!


Posto një koment