15 November 2010 ~ 4 Komente

Disa keshilla si te fitoni rankim me te mire ne motoret e kerkimit

SEO

Kur permendim motoret e kerkimit menjehere na shkon mendja tek google, bing, yahoo etc. por me e rendesishme nga keta padyshim qe eshte google keshtu qe  mund te themi qe tani jemi duke jetuar ne epoken e google :P.

Te gjithe e dijme qe dita dites po rritet shume shpejt numri i perdoruesve te Internetit keshtu qe cdo njeri kerkon dicka qe i intereson atij. Sipas mendimit tim optimizimi per motoret e kerkimit eshte i lidhur mjaft ngushte me permbajtjen e faqes tone dhe si shkruajme dhe organizojme permbajtjen e faqes sone.
Ne kete tutorial do shpjegoj disa menyra bazike se si te renditemi sa me mire ne motoret e kerkimit dhe do paraqes disa mjete/vegla te nevojshme per te pasur nje optimizim sa me te mire per faqen tone.

Ju mund te mendoni qe SEO eshte nje proces teper i komplikuar, por nese mendoni ashtu jeni teper gabim pasi qe me disa hapa te thjeshta dhe ju mund te filloni te merni vizitore te konsiderueshem ne faqet tuaja por gjithashtu nese jeni fillestar ne SEO atehere duhet te jeni dhe te durueshem pasi sdo keni sukses te kapni TOP keywords per disa dite/jave.

Hapi i pare: Optimizimi i Meta-Tags
Meta-tags jane disa elemente te vendosura ne header te faqes dhe permbajne info per faqen tuaj. 3 Meta-tags me te njohura jane, fjalet kyce (meta-keywords) pershkrimi (meta-description) dhe meta-robots.

1.1Fjalet kyce (keywords)
Hapi i kryesor ne SEO eshte te identifikojme apo te caktojme fjalet kyce per faqen tone. Ky eshte nje hap mjaft i rendesishem dhe suksesi jone ne motoret e kerkimit mvaret shume nga fjalet kyce pra percaktimi i fjaleve kyce te duhura per faqen tone mund te ndikoje shume tek suksesi i rankimit me mire neper motoret e kerkimit.
Si te caktoni fjalet kyce per faqen tuaj ?
1.Beni nje analize te plote te faqes suaj duke u bazuar ne permbajtjen e saj, gjeni perqendrohuni ne termet me te zakonshme dhe me perdorura ne faqen tuaj.
2.Ne internet ekzistojne nje numer i madh i sherbimeve per tet drejtuar se cilat fjale kyce do i caktoni per faqen tuaj, me poshte do u paraqes disa prej tyre.

1. Google: Keyword Traffic Estimator Tool
2. Microsoft: AdCenter Keyword Forecast Tool
3. WordTracker: Keyword Suggestion Tool
4. Keyword Discovery: Search Term Suggestion Tool

1.2 Pershkerimi (Meta-description)
Eshte nje nga meta-tags me te rendesishme dhe zakonisht duket si nje cope pershkrimi te shkurter te faqes. Eshte shume e keshillueshme qe meta-description te mbahet ne me pak se 150 karaktere, te pershkruaje ne menyre sa me unike dhe sa me mire permbajtjen e faqes.

1.3 Meta-Robots
Meta-robots eshte nje tjeter meta-tag popullor qe ndikon shume ne rankimin e faqes suaj, ky element percakton nese nje faqe e vecante duhet indeksuar apo nje lidhje dalese (outgoing link) duhet ndjekur.

Hapi i dyte: Ndertimi linqeve (Link Building )
Ndertimi i linqeve do te thote numri i faqeve tjera qe linkojn faqen tuaj, ky eshte nje proces shume i rendesishem ne qoftese ju keni nje numer te konsiderueshem i faqeve qe ju linkojne ju, atehere e keni shume me lehte qe te merni nje rankim me te mire ne motoret e kerkimit.

1.1 One Way Backlinks (backlink te nje kahshem, skam ndonje ide si ta perkthej ekzakt kete fjale)
One way backlinks jane ata linqe qe ju linkojn ju pa i linkuar ata, keta jane mjaft te vlefeshem dhe meren parasysh shume nga motoret e kerkimit, mos me keqkuptoni sdua te them qe te beni 1000 backlinks per nje nate apo te bleni sherbime te ngjashme pasi vetem dem vetes do i beni sepse do motoret e kerkimit do u fusin direkt ne sandbox keshtu qe do penalizoheni. Por mundohuni sa me shume te krijoni linqe qe ju linkojne ju pasi ju ndihmon teper ne rankim me te larte neper motoret e kerkimit, se shpejti do shkruaj dhe nje artikull qe tju tregoj disa menyra se si te perfitoni One Way Backlinks.

1.2 Directory Submission
Nje nga faktoret me te rendesishem per te patur nje rankim me te mire ne motoret e kerkimit eshte padyshim dhe futja e faqes suaj neper direktori te ndrishme, por para se te fusni faqen tuaj neper direktori te ndryshme ju duhet te pergaditni faqen tuaj, pra te caktoni fjalet kyce dhe nje pershkrim unik. Poashtu nese keni synim keywordin Blog Personal mos e perdorni si titull ne cdo vend pasi motoret e kerkimit mund ta kuptojne qe jeni duke bere spam dhe tu penalizojne. P.sh ne nje vend e perdorni Blog Personal, ne nje vend tjeter nje keyword tjeter qe keni per qellim.

1.3 Asnjehere mos beni keta gabime
Kur flasim per ndertimin e linqeve mos mendoni vetem te beni spam per te perfituar ca quick backlinks pasi seshte ajo ideja sepse optimizimi i faqes suaj si duhet ne motoret e kerkimit nuk eshte nje pune qe behet mbrenda nates ajo do kohe qe te shikoni rezultatet e para.

  • Mos humbisni kohen tuaj duke duke bere spam per te mare backlinks ne disa faqe qe kane pagerank 0, shume me me vlere do ishte nese merni disa 2-5 backlinks nga faqe PR 4 ose 5 se sa 100 backlinks ne faqe me PR 0.
  • Nese vendosni te shpenzoni per te blere backlinks atehere duhet te jeni teper te kujdes”shem pasi nese keni pak backlinks dhe neser menjehere merni mijra backlinqe te rinj atehere do penalizoheni vertet, pra mos mendoni qe te beni njehere shume backlinks qe ti keni per cdohere se eshte teper gabim, me mire cdo dite ngapak.
  • Mos humbni kohen qe te merni linqe qe jane vetem URL dhe qe jane nofollow, shume me e preferueshme do ishte qe te merni tekst linqe dhe qe jane dofollow.

Hapi i trete: Optimizimi i Imazheve
Nese keni nje faqe qe permban shume imazhe atehere do ishte shume mire nese i optimizoni edhe imazhet e faqe suaj. Optimizimi i imazheve nuk eshte nje proces i komplikuar me poshte do ju paraqes disa faktore qe ndikojn ne optimizimin sa me te mire te imazheve tuaja.

1.1 Emero foton sipas permbajtjes se saj
Nje nga faktoret kryesore per te optimizuar imazhet tuaja eshte ta emeroni ate sipas permbajtjes se saj, pra nese keni nje foto me nje 1970 Pontiac GTO, atehere ju duhet ta emeroni ate me permbajtjen e fotos dmth Pontiac GTO-1970.jpg dhe jo ta ngarkoni ate me nje emer img1993.jpg.

1.2 Perdorni ALT atributet
ALT atributi nuk eshte asgje tjeter pervech se nje emer/pershkrim i fotos, eshte mjaft i rendesishem pasi motoret e kerkimit bazohen ne te se per cfar imazhi behet fjale. Me posht do ju paraqes nje shembull se si duhet te duket nje imazh me ALT tags.
Verzioni gabuar: <img src=”imazhet/1993.jpg”>
Verzioni i sakte: <img src=”imazhet/isafida-logo.” alt=”IsaFida.com – Blog personal Logo”>
Keshillat qe paraqita me larte vertet do ju ndihmojne qe ti optimizoni mire imazhet tuaja.

Ky tutorial ishte i thjeshte dhe me nje permbajtje per ata qe duan te hedhin hapat e para ne SEO, keshtu qe kam perfshire disa menyra te cilat mu duken te arsyeshme, ndoshta dhe kam haruar ndonje gje por nese keni ndonje pyetje mos hezitoni te pyesni, ne tutorialet e ardhshme do ju tregoj dhe menyra me interesante si nga ata whitehat dhe nga ata blackhat per te rankuar sa me lart ne motoret e kerkimit.


4 Përgjigje tek “Disa keshilla si te fitoni rankim me te mire ne motoret e kerkimit”

  1. Adrian 16 November 2010 at 9:35 pm Permalink

    Pershendetje Isa,
    Sa pari te pergezoj per blogun.
    Sa i perket artikullit eshte mjaft i mire dhe ka nje permbajtje gjith perfshirese qe mund te ndihmoje per hapat e pare ne SEO perfshire dhe mua.
    Te falemnderoj per artikullin.

  2. Laurat 23 November 2010 at 2:43 pm Permalink

    Gjithashtu pergezime per blogun,me duket nje mesim shume i mire per nje fillestar ne boten e SEO per mua,pres edhe mesime te tjera rreth SEO pasi tash me duhet ti kushtohem me shume kesaj “udhe”. 😛

  3. Argent 8 March 2013 at 10:23 am Permalink

    Mesim i mire Isa,
    Nuk kam shume kohe qe merrem me SEO ,por po vazhdoj mire ,
    Arrita PR 5 per 2 muaj .

  4. mozaik 23 June 2013 at 8:44 pm Permalink

    Isa, kemi shume nevoje per informacione ne fushen e internetit.
    Informacioni qe jep per SEO, eshte shume i mire.
    Do te lutesha shume t’i shtoje informacionet per internetin duke shkruajtur me shpesh.
    P.sh. si mund te gjejme inormacione per tregun on-line ne shqiperi(kemi te bejme me marketingun) nepermjet Keywords Tool(fjaleve kyce )ne gjuhen Shqipe?
    Faleminderit.


Posto një koment