31 March 2013 ~ 1 Koment

Deri ku do të arrijë serviliteti për kolltuqe

Të gjithë e dijmë për videon që doli ku kandidati për kryetar komune dhe njëherit kryetar i komunës të Tetovës Sadi Bexheti në takime me qytetarë të etnisë Maqedonase bënte pazare për të fituar vota duke u premtuar që kryetari i këshillit të komunës të jetë Maqedon dhe më e keqja që emrat e rrugëve të komunistëve Serb që qëndrojnë nëpër rruge, shkolla dhe institucione të ndryshme pra sdo të preken.

Pas publikimit të asaj videoje kryetari i “nderuar” doli pa pikën e turpit dhe e quajti atë video si “fragmente të devijuara dhe të shkëputura nga konteksti që është bërë nga opnonentët e tij politik për të mashtruar publikun”,e duke folur budallalliqe tjera që as vetë ai nuk i beson sepse në atë video dukej shumë qartë dhe pastër çdo gjë gjatë gjithë fjalimit, kështu ajo video çdo gjë mund të ishte përpos se një video montazhë.

Mendoja me vete se zgjedhjet në Maqedoni vërtet kanë qenë për të ardhur, sepse ne Shqiptarëve akoma më shume do na çojnë drejt mjerimit ngaqë udhëheqësit tanë janë servile që për para shesin çdo gjë dhe popullin e mendojnë vetëm në kohë të zgjedhjeve kur e duan votën e tyre. Partitë Shqiptare duan fitoren në çdo mënyrë duke filluar nga trysnia nëpër vëndvotime ndaj votuesve, duke blerë vota dhe më e keqja duke bërë pazare të ndyra me ata që derdhin gjakun e Shqiptarëve. Është për të ardhur keq se deri në çfarë pike ka arritë serviliteti i Shqiptarëve për një kolltuk.

Gjatë gjithë kohës që po e shkruaja këtë artikull në mëndje më vinte një thenie nga Faik Konica “Shqipëria lindi nga Zoti, shpëtoi nga rastesia, vdiq nga politikanet”, me këtë thënie besoj që çdo Shqiptar si në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni pajtohet plotësisht ngaqë janë ata që me manipulimet spektakolare dhe me paratë e tyre të pista shohim vetëm të vjedhin vendimin e popullit dhe të qeverisin atë pa legjitmitet. Partitë në vëndet tjera perëndimore ofrojnë prespektivë, ndërsa tek ne partitë tona akoma thonë që do kemi ujë, do kemi rrugë, do e bëjmë gjuhën Shqipe gjuhë zyrtare e probleme të tjera bazike që duhet të ishin zgjidhur shumë vite më para sepse janë e drejta primare e jona, por më e keqja është që vazhdojnë për vite të tëra të na mashtrojnë me premtimet e njëjta , prandaj o popull e kuptoj mirë gjëndjen në të cilen jemi por verdikti fundit u takon juve kështu që matuni mirë përpara se ta hidhni votën sepse gjith bara do bijë mbi ju, juve do u rrjepin në 4 vitet e ardhshme, djersa e popullit po keqpërdoret në fushata që kanë kosto miliona euro kështu që vendimi për të ndëshkuar hajdutët dhe servilët u takon vetëm juve.

@Ju takon juve ta vlersoni se a është montazhë apo jo ngaqë unë mendimin tim e kam shprehur në artikullin e lartpërmendur. Ju faleminderit.

Një përgjigje tek “Deri ku do të arrijë serviliteti për kolltuqe”


Posto një koment