05 March 2014 ~ 0 Komente

Adem Jashari komandanti legjendar i cili përçmoi vdekjen për interesat e atdheut dhe të kombit

adem jashariPasi që vitet e fundit dita e 5 marsit pothuajse është harruar plotesisht, prap ka shumë prej tyre që e përkujtojnë këtë ditë zije për kombin Shqiptar, nuk duhet haruar sakrifica e të parëve tanë, nuk duhet haruar se çfarë sakrifikuan ata për këtë komb.

Sot mbarë kombi shqiptarë përulet me nderimin më të thellë para komandantit legjendar burrit që me trimërinë dhe guximin e tij të lartë bëri epokë në historinë Shqiptare. Adem Jashari ishte  një zemër e madhe që rrahu vetëm për lirinë e trojeve dhe të popullit të tij, që asnjëherë nuk e pranoi ndarjen e shqiptarëve. Dita e 5 marsit te vitit 1998 ishte një ditë e errët për të gjithë kombin Shqiptar, ishte një ditë e zezë, një ditë plot lot e dhimbje që historia do ta shkruaj, sepse në këtë ditë forcat policore jugosllave dhe ushtria jugosllave e sulmuan shtëpinë e Jasharaj-ve, ku pas një rezistimi heriok bashkë me 56 antarët e familjes së tij ai bëhet dëshmor, bëhet i pavdekshëm për atdheun dhe kombin e tij.

Kjo ditë duhet të jetë një ditë e shënuar në kalendarin e të gjithë Shqiptarëve, sepse nga kjo ditë ne duhet ta përkujtojmë se çfarë kanë bërë të parët tanë për atdheun e tyre, duke sakrifikuar veten e tyre dhe familjet e tyre vetëm e vetëm që mos i nënshtrohen armikut, në këtë ditë të gjithë Shqiptarët duhet të frymëzohen për të çuar deri në fund amanetin e Adem Jasharit, për ti bashkuar trojet Shqiptare, për të bërë realitet ëndrrën tonë të kahmotshme për: “Një komb, një shtet, një flamur”. Kjo ditë duhet të frymëzojë çdo Shqiptar, dhe duhet ta tregojmë që sakrifica e familjes Jashari nuk ka qenë e kotë, dhe ne si pasardhës të këtij kombi duhet të çojmë ëndërën tonë deri në fund, ne duhet të bashkohemi reth një ideali, dhe të bashkojmë vëndin tonë të dashur që na e kanë coptuar në 4 shtete, dhe pastaj do shkojmë faqebardhë para varit të komandantit legjendar dhe do i themi “Bac u kry”.

Adem Jashari ishte një mëndje e ndritur, ishte një trim i lindur, kishte ideale shumë të larta, saqë sakrifikoi gjithçka që kishte për idealet e tija, për të bashkuar këtë komb, dhe ne nuk duhët të harojmë se nuk ka ndodhur në historinë botërore një sakrificë kaq e madhe, një sakrificë kaq sublime sa kjo e komandantit legjendar dhe e familjes Jashari.

U preftë në paqje Adem Jashari, u preftë në paqje familja e tij, u prefshin në paqe gjithë dëshmorët e kombit, nderim dhe përkulje për të gjithë dëshmorët.

Posto një koment